Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali i është bashkuar në Nju-Jork konferencës së ministrave të Jashtëm në mbështetje të Estonisë pas shkeljes së hapësirës ajrore nga avionët luftarakë rusë më 19 shtator.
Në konferencën e drejtuesve të diplomacisë ndërkombëtare mori pjesë edhe Kaja Kallas, kryediplomatja europiane, si dhe ministra të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
“Ne jemi këtu sepse ky incident shqetëson jo vetëm Estoninë, por gjithë komunitetin ndërkombëtar. Këto veprime të Rusisë janë të pamatura, të rrezikshme dhe të papranueshme, dhe nuk duhen toleruar”, thuhet në deklaratën e Ministrave të Jashtëm.
Spiropali iu bashkua thirrjes së kryediplomatëve që komuniteti ndërkombëtar të qëndrojë i vendosur kundër çdo shkeljeje flagrante të Kartës së OKB-së.
Ndërkohë ministri i Jashtëm estonez, Margus Tsahkna, theksoi se pas këtyre veprimeve, Estonia ka vendosur të kërkojë thirrjen e një takimi emergjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Tre avionë luftarakë rusë MIG-31 hynë në hapësirën ajrore të Estonisë mëngjesin e 19 shtatorit pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik pa autorizim dhe qëndruan atje për 12 minuta.
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...