Aleanca Kosovare e Bizneseve shpreh shqetësim për gjendjen kaotike në sektorin e ndërtimit.
Sipas AKB-së, statistikat tregojnë se mbi 75% e ndërtimeve janë pa leje banimi, ndërsa mbi 180 mijë banesa mbesin bosh – shumica të blera nga diaspora, por të pashfrytëzuara.
“Kjo tregon mungesë të theksuar të politikave zhvillimore dhe planifikimit urban. Kapitali i diasporës, që duhej të ishte motor i ekonomisë, po shkon në banesa të zbrazëta e jo në prodhim, eksporte apo krijim të vendeve të punës. Ky trend rrezikon tronditje financiare dhe dëmton mirëqenien afatgjatë të qytetarëve”, thuhet në reagimin e AKB-së.
“Po ndërtojmë qytete të zbrazëta, me banesa të pashfrytëzuara, ndërsa rinia largohet çdo ditë”, theksohet në reagimin e AKB-së.
AKB kërkon nga Qeveria e Kosovës hapa urgjentë për legalizim transparent të ndërtimeve, vendosje të rregullit dhe orientim të kapitalit të diasporës drejt prodhimit e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
“Vetëm kështu krijohen vende të reja pune, forcohet eksporti dhe sigurohet një e ardhme më e qëndrueshme për vendin. Në fund, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, apelon për vizion dhe përgjegjësi në politikat zhvillimore të Kosovës”, thuhet më tej në reagim./Arbresh.info
Maroku “josh” Andres Iniestën
Kremlini: Vladimir Putin është ftuar t’i bashkohet “Bordit t...
Grabitje në një argjendari në Prishtinë
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...