Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama ka folur për martesat online, gjatë prezantimit të Platformës së re Start Up, duke treguar se ende nuk kanë arritur ta zbatojnë.
Ai u shpreh se martesa mbetet një proces i vështirë, por jo i pamundur, derisa foli edhe për divorcet, duke thënë se janë më të thjeshta, raporton TCh.
“Nuk e kemi zgjidhur ende problemin e martesave online, kjo është ende një gjë që ende se kemi plotësuar, se duhen dëshmitarët dhe dëshmitarët, por edhe mund ta bëjmë”.
“Besoj fort që divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta sepse bëhen në ëhatsapp dhe më pas formatizohen në sallën e gjyqit. Por, martesa është pak më e vështirë si proces. Këto janë bekime që gjenerohen nga teknologjia dhe AI na jep oportunitete të reja”, është shprehur Rama.
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...