Seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt është caktuar të mbahet më 6 tetor, ku pritet të dëgjohet raporti i autopsisë nga mjeku ligjor Naim Uka.
Në seancën e sotme, para trupit gjykues dëshmoi ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Shpend Haxhibeqiri, i cili ritheksoi se sipas ekspertizës, i akuzuari Naim Murseli nuk vuan nga asnjë çrregullim mendor, as të përkohshëm e as të përhershëm.
Gjithashtu, dëshmoi edhe eksperti Bujar Obertinca, i cili ka analizuar gjendjen mendore të të akuzuarit tjetër, Granit Plava. Ai konfirmoi se Plava është në gjendje të mirë psikike dhe nuk ka simptoma që do të ndikonin në përgjegjësinë e tij penale.
Arbeloa, kandidati serioz për ta zëvendësuar Alonson në rast...
Sindikata e Re e KEK-ut paralajmëron protestë para zyrave të...
Momenti kur Alba Pollozhani e ‘tërheq zvarrë’ Bi...
Tërmet i fuqishëm 7.6 ballë në Japoni, lëshohen paralajmërim...
Vëllaznimi mbetet pa lojtarin kryesor Marques Warrick
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...