Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, nuk është paraqitur në debatin e sotëm televiziv për zgjedhjet lokale, në televizionin Kanal 10.
Kështu bëri të ditur Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim në Facebook.
Sipas njoftimit, Hyseni thuhet se ka shtyrë të gjitha takimet e paradites, në mënyrë që të mbërrinte me kohë në debatin për komunat në Kanal 10, xhirimet e së cilit janë bërë pra sot në ora 11:00.
Ndërkaq, thuhet se kandidati i LDK-së nuk kishte qenë prezent në debat, anipse e kishte konfirmuar prezencën dhe i njëjti ishte pritur për rreth 30 minuta nga gazetari i këtij debati Kushtrim Sadiku.
LVV bën të ditur se Në orën 11:00 ai ka postuar një foto në njërën nga kafiteritë e qytetit, ndërsa pak para se të fillonte debati në 20:20, vjen postimi i radhës për prezencën e tij në tubim elektoral.
“Por askund nuk flet për mosprezencën e tij në debat dhe për ikjen nga ballafaqimi me kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni. Garat janë demokratike. Ne duhet ti japim atyre argumentin e duhur për të dalë fitimtar. Ikja nga përballja është mungesë argumenti. Është humbje.”, thuhet në njoftim.
Debati i fundit për Gjilanin ku kandidati i LDK-së mori pjesë ishte para pak ditësh në “Kallxo Përnime”. Gjatë këtij debati televiziv, Kryetari aktual i Gjilanit, Alban Hyseni “e kishte vënë” në grackë kandidatin e LDK-së, Arbër Ismailin, duke e pyetur nëse kishte vizituar repartin e Radiologjisë në Qendrën e Mjekësisë Familjare. Ky i fundit ishte përgjigjur se “e kam vizituar dhe nuk ka shpampon për duar”. Por, Hyseni më pas e kishte njoftuar se në QKMF nuk ekziston reparti i Radiologjisë./Arbresh.info/
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant