Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka bërë të ditur se këtë komunë e ka vizituar ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Atiq tha se vizita e Moisiut përfaqëson një moment të veçantë, teksa bëri të ditur se folën mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën e Veriut.
“Gjatë takimit tonë miqësor, patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë mbi zhvillimet e fundit në Mitrovicën Veriore, sfidat me të cilat përballemi si komunitet, por edhe mundësitë për përparim dhe ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim”.
“Z. Moisiu, me përvojën dhe urtësinë e tij të pasur shtetërore, shprehu interes të thellë për gjendjen aktuale dhe inkurajoi përpjekjet për ruajtjen e paqes, bashkëjetesës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në komunën tonë. Ai theksoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit si themel për një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët”, shkroi Atiq, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai u shpreh se shpreson që këto takime të shërbejnë si urë lidhëse mes komuniteteve dhe si frymëzim për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse./Arbresh.info/
UEFA shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut
“Na duhet një partner i fortë”: Ndërkombëtarët kërkojnë form...
Policia intensifikon kontrollet ndaj motoçikletave, konfisko...
Objektivi i parë i Iraolës në krye të Liverpoolit është ish-...
KE: Projekti në Zvërnec mund të ndikojë në rrugën e Shqipëri...
Thellohet bilanci, 32 të vdekur dhe 200 të lënduar nga tërme...