Pas një ecurie të dobët prej katër ndeshjeve pa fitore, Drita e ka marrë triumfin e parë këtë sezon në elitën e futbollit kosovar ku e mposhti Prishtinën e Re me rezultat 2-1.
Gjilanasit epërsinë fillestare e krijuan me Veton Tushën në minutën e 28-të të takimit, shkruan Arbresh.info.
Teksa rezultatin në 2-0 e dërgoi Arb Manaj në minutën e 62-të. Prishtina e Re tetë minuta para fundit ngushtoi epërsinë me golin e Patrick Friday Eze. Por deri në fund ata nuk arritën ta gjejnë golin e barazimit, dhe Drita mori fitoren e parë këtë edicion.
Në pesë ndeshjet e para Drita ka pesë pikë, kurse Prishtina e Re mbetet me gjashtë sosh.
Takimin e radhës kampionia e Kosovës e luan ndaj Ballkanit kurse Prishtina e Re luan derbin lokal me Prishtinën./Arbresh.info
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike