Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të këtij qyteti.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.
“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit. Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm”, ka shkruar Beqa.
LEXO EDHE:
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...
Kabineti i Kurtit u përgjigjet reagimeve pas kompromisit të ...
Liverpooli dështon të fitojë në “Anfield”, Totte...
Rama: Kurrë s’kam dashur të ndërhyjë në politikën e Kosovës,...