Dy shtetas të Kosovës dhe dy të Shqipërisë janë arrestuar në Dumnicë e Poshtme të Podujevës, të dyshuar për kultivimin e bimëve të kanabisit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, në pronën e dy të dyshuarve kosovarë janë gjetur rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor.
“Dumnicë e Poshtme –Podujevë, 20.09.2025-17:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj; dy shtetas të Kosovës dhe dy shtetas të Shqipërisë. Dy të dyshuarit kosovarë janë arrestuar pasi që në pronën e tyre kanë hasur në një sipërfaqe rreth një hektar të mbjella me misër dhe lëndë narkotike kanabis me gjatësi të ndryshme. Ndërsa dy te dyshuarit tjerë shtetas të Shqipërisë dyshohet se ishin punëtor. Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, katër të dyshuarit dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur dhe ndalohen në qendrën mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...