Në fshatin Vajnik të Skenderajt, një person ka raportuar se pas mesnatës ka dëgjuar të shtëna armësh afër shtëpisë së tij dhe ka parë dy persona të maskuar në oborr.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur e konfiskuar pesë gëzhoja, ndërsa nuk raportohet për të lënduar ose dëme materiale.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.
“Vajnik, Skenderaj 19.09.2025 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar të shtëna armësh afër shtëpisë së tij si dhe ka parë dy persona të maskuar në oborr. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja. Nuk raportohet për të lënduar as dëme materiale. Rasti është duke u hetuar’, njofton PK./Arbresh.info
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...
Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës për investime...