Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë “përgjigjen e tyre kolektive” ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia në Samitin e ardhshëm të Kopenhagenit më 1 tetor, tha sot Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë është një tjetër provokim i papranueshëm”. Kjo nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për të forcuar krahun tonë lindor, për të thelluar bashkëpunimin evropian të mbrojtjes dhe për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë”, tha Costa në një postim në platformën X.
Pas shkeljes së hapësirës ajrore estoneze nga avionë rusë, ka reaguar edhe Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, duke shprehur solidaritetin e plotë një vendin anëtar të BE-së dhe të NATO-s.
“Evropa qëndron në solidaritet me Estoninë përballë shkeljes së fundit të hapësirës sonë ajrore nga Rusia. Ne do t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo provokimi, duke investuar njëkohësisht në forcimin e krahut tonë lindor. Ndërsa kërcënimet intensifikohen, do të rritet edhe presioni ynë. U bëj thirrje udhëheqësve të BE-së që të miratojnë me shpejtësi paketën tonë të 19-të të sanksioneve”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në X.
NATO reagoi menjëherë dhe interceptoi avionët rus. “Ky është një tjetër shembull i sjelljes së pamatur të Rusisë dhe aftësisë së Aleatëve për t’u përgjigjur”, tha një zëdhënës i NATO-s. Aleanca mobilizoi avionë luftarakë italianë F-35 për t’iu kundërvën ata.
Ndërkohë, Spanja i është përgjigjur apelit të NATO-s duke ofruar të kontribuojë në misionin e mbrojtjes ajrore “Eastern Sentinel” për të forcuar krahun e saj lindor, pas shkeljes së fundit “të paprecedentë” të hapësirës ajrore polake nga dronë rusë. Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, të raportuara nga Europa Press, Madridi ka siguruar tre avionë luftarakë Eurofighter, një sistem radari të përparuar dhe një avion transporti A400.
Megjithatë, ajo ka përjashtuar mundësinë e sigurimit të një baterie anti-raketash të ngjashme me atë që Spanja ka vendosur në Turqi.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit