Pas incidentit më Estoninë, ku tre avionë luftarakë MIG-31 hynë ilegalisht në hapësirën ajrore pranë ishullit Vaindloo në Detin Baltik dhe qëndruan atje për 12 minuta, Rusia ka vijuar me lojën e saj si “macja me miun”, duke provokuar edhe Poloninë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat në Varshavë, të cilat i referohen rojes kufitare, dy avionë luftarakë rusë shkelën zonën e sigurisë të platformës së shpimit Petrobaltic në Detin Baltik.
Po ashtu sqarohet se forcat e armatosura polake dhe shërbime të tjera ishin informuar për incidentin.
“Dy avionë luftarakë rusë bënë një kalim të ulët mbi platformën Petrobaltic në Detin Baltik. Zona e sigurisë së platformës u shkel”, thuhet në njoftimin e rojës kufitare polake në platformën ‘X’.
Incidentet e kësaj të premte vijnë vetëm një javë pasi Polonia rrëzoi dronë të dyshuar rusë në hapësirën e saj ajrore me mbështetjen e avionëve nga aleatët e saj të NATO-s. Ajo ishte hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore qëlloi gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë.
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...