I kënaqur për pezullimin në një afat të pacaktuar të Jimmy Kimmel, presidenti i SHBA-ve ka sugjeruar se disa rrjete televizive duhet t’u hiqen licencat.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në bordin e Air Force One, teksa kthehej nga një vizitë shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, Trump tha se shfaqjet e tilla nuk kanë besueshmëri në informacionet që transmetojnë.
“Rrjetet ishin 97% kundër meje. Megjithatë, unë fitova zgjedhjet. Fitova lehtësisht në shtetet e lëkundura. Jepnin kryesisht informacione kundër meje. Mendoj se licencat e tyre duhet të tërhiqen. Këto shfaqje nuk kanë besueshmëri”, tha Trump.
Ndërsa kryetari i Komisionit Federal të Komunikimeve, Brendan Carr, duke folur për mediat, është shprehur se largimi i Kimmel nuk ishte i fundit që duhej të binte. “Ne do të vazhdojmë t’i mbajmë këta transmetues përgjegjës ndaj interesit publik dhe nëse nuk u pëlqen kjo zgjidhje, mund të dorëzojnë licencën e tyre”, paralajmëroi Carr.
Ndëshkimi i prezantuesit amerikan me mbylljen e emisionit ka shkaktuar protesta në mbarë vendin. Qytetarë në New York, me pankarta në duar ku shkruhej “Kimmel Qëndro!” dhe “Trump duhet të largohet”, e cilësuan këtë vendim cënim të lirisë së fjalës.
27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje