Në fshatin Llugë të Podujevës është përuruar sot shtatorja e heroit të kombit, Afrim Zhitia, ndërsa u rinovua edhe obelisku dhe hapësira përreth tij.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të figurave që dhanë jetën për lirinë e vendit. Ai rikujtoi rezistencën e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, të cilët luftuan deri në frymën e fundit.
“Shoqëritë më përparimtare kanë ditur të ruajnë kujtesën për ngjarjet dhe personalitetet që i kanë shënuar ato. Sot, në vendlindjen e Afrimit, po shtohet një vepër monumentale që do të kujtojë përherë heroizmin e tij dhe të brezit që sakrifikoi për Kosovën”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se përveç akademive përkujtimore të mbajtura ndër vite, tash edhe vendlindja e Zhitisë po pasurohet me një skulpturë që do të mbetet shenjë e gjallë e respektit dhe mirënjohjes së përjetshme.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...