Moti sot me diell, temperaturat deri në 28 gradë

07:04 | 19 Shtator 2025
E.K

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 28°C. /MeteoKosova/

Shpërndaje në rrjete sociale