Sulmuesi i Manchester Cityt Erling Haaland është bërë lojtari më i shpejtë që shënon 50 gola në Ligën e Kampionëve.
Norvegjezi realizoi për Cityn në përballjen ndaj Napolit për t’i dhënë epërsinë skuadrës angelze.
Me këtë gol, Haaland arriti në kuotën e 50 golave në vetëm 49 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Kësisoj, ai tejkalon rekordin e legjendës së Manchester Unitedit Ruud van Nistelrooy që kishte shënuar 50 gola në 62 paraqitje më 2007.
Haaland padyshim do të synojë që deri në fund ta thyejë rekordin e Cristiano Ronaldos, i cili mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve me 140 sosh.
City përndryshe është në epërsi prej 2:0 pasi gol shënoi edhe Jeremy Doku.
Komandanti i KFOR-it: Prania e forcave në Kosovë nuk ka afat...
Ndalohen mbi 38 mijë lodra me vlerë prej 100 mijë eurosh në ...
Pacolli paralajmëron krizë mjedisore: Gjendja katastrofale e...
PDK: Kurti po legjitimon strukturat ilegale të Serbisë dhe p...
Trump refuzon ofertën e Putinit për përfundimin e luftës me ...
Kurti mbledh ministrat, thotë se premtimet po i shndërrojnë ...