Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, qëndroi në fshatin Bradash. Duke paraqitur vizionin e tij për mandatin e ardhshëm, Bulliqi përmendi projektin e sapopërfunduar të stacionit të autobusëve në vlerë prej 1.3 milion eurosh. Duke kërkuar votën edhe për një mandat, ai tha se tashmë planifikohet rregullimi i trafikut urban dhe subvencionimi i transportit për nxënësit.
Bradash i Podujevës ishte takimi elektoral i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje. Shpejtim Bulliqi, kandidati për kryetar të kësaj komune, duke kërkuar besimin e qytetarëve edhe për një mandat, tha se prioritet i programit të tij është funksionalizimi i shërbimit shëndetësor shtëpiak, rregullimi i rrjetit të trafikut urban, furnizimi 24 orë me ujë dhe vazhdimi i ndërtimit të rrugëve unazore.
“Qendra multifunksionale pritet të bëhet në tetor, për të rinjtë që ata t’i mbajnë aktivitetet e veta…”E kemi gjetur Podujevën me një qerdhe publike dhe po e mbyllim edhe me 9 të tjera”, tha mes tjerash Bulliqi.
Ndërsa Lirie Hoti Rama, kandidate për anëtare të Kuvendit Komunal të Podujevës, rikujtoi se kërkesat e banorëve të Bradashit janë trajtuar me prioritet gjatë qeverisjes së fundit të LVV-së në këtë komunë.
“I kemi ndihmuar me mjete pune të gjithë fermerët”, tha ajo mes tjerash.
Për katër vitet e ardhshme, u premtua funksionalizim i mësimit tërëditor dhe kuzhina qendrore, prej të cilës do të furnizohen kopshtet publike dhe nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën./rtk
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...