Komiteti Olimpik i Kosovës do të vazhdojë me aktivitetin tradicional, vrapimin e gjeneratës së Pavarësisë së Kosovës.
Të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2008, do të vrapojnë nesër (e premte) në sheshet ose vendet tjera të caktuara nga komunat, të cilat i janë bashkuar projektit këtë vit.
Qëllimi i projektit të nisur në vitin 2012, atëbotë me 4-vjeçarët, është që të lindurit në vitin 2008, të jeni pjesë e një rruge të përbashkët që nga fëmijëria e deri në moshë madhore, duke e mbajtur gjallë kujtimin dhe krenarinë për vitin e shtetformimit.
Vrapimi i nesërm, që shënon edicionin e 11-të mbahet në komunat e Prishtinës, Podujevës, Gjakovës, Istogut, Obiliqit dhe Drenasit, ndërsa Dragashi e organizon javën tjetër.
Aktiviteti në Prishtinë mbahet në shesh dhe nis në ora 11:00.
Fitore historike në Bratislavë, Kosova një hap larg Kampiona...
Asnjë nismë për uljen e çmimit të naftës
Florent Muslija ‘bombardon’ portën e Sllovakisë,...
Pacolli: Askush nuk ka të drejtë ta përdorë emrin tim për al...
Fisnik Asllani barazon rezultatin në fillim të pjesës së dyt...
“Njerëz të çmendur” , Behgjet Pacolli i reagon ashpër Granit...