Copenhagen dhe Leverkusen kanë luajtur baras në takimin e xhiros së parë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. Takimi u mbyll me rezultat 2-2, një sfidë ku prodhoi ‘dramë’ në momentet e fundit të ndeshjes.
Ishin danezët që shënuan të parët pas vetëm nëntë minutash lojë me Larssonin, që i dha epërsinë fillestare skuadrës së tij, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, kurse golat tjerë u shënuan në 45 minutëshin e dytë.
Tetë minuta para fundit, Grimaldo me një supergol barazoi shifrat.
Por nuk vonoi shumë dhe danezët u rikthyen në epërsi me golin e Robert në minutën e 87-të. ‘Drama’ arriti kulmin kur në minutën e parë shtesë, Hatzidiakos shënoi në portën e tij dhe i dërgoi shifrat në 2-2.
Deri në fund gola nuk pati, dhe dy skuadrat morën nga një pikë. Copenhagan lojën tjetër luan ndaj Qarabagut në udhëtim kurse Leverkuseni e pret PSV në shtëpi.
Në takimin tjetër, Club Brugge e ‘shkatërroi’ Monacon, ku e mposhti me rezultat 4-1.
Tresoldi në minutën e 32-të i dha epërsinë belgevë. Shtatë minuta më vonë Onyedika realizoi për 2-0.
Kurse në minutën e 43-të, Vanaken shënoi edhe golin e tretë për Bruggen. Skuadra belge nuk u ndal me kaq dhe realizoi edhe golin e katërt në minutën e 75-të, përmes Diakhon.
Krejt çka bëri Monaco ishte shënimi i golit të nderit nga Ansu Fati në minutën e dytë shtesë.
Belgët ndeshjen e ardhshme takohen me Atalantan, teksa Monaco fitoren e parë do ta kërkojë në përballje me Tottenhamin./Arbresh.info
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...