Ish-mbrojtësi i njohur i Manchester Cityt dhe aktualisht ndihmës-trajner i Kombëtares shqiptare, Pablo Zabaleta, ka dhënë një intervistë të gjatë për “Flashscore”, ku ka folur hapur për eksperiencën e tij me Shqipërinë, lidhjen me trajnerin Sylvinho dhe objektivin madhor të kuqezinjve, kualifikimin historik në Kupën e Botës 2026.
Zabaleta, 40 vjeç, ka treguar se ftesa për t’u bërë pjesë e stafit teknik të Shqipërisë erdhi nga miku i tij Sylvinho, me të cilin u njoh gjatë kohës kur luanin bashkë te Manchester City, në sezonin 2009/10.
“Miqësia me Sylvinhon lindi në City. Ai erdhi nga Barcelona, unë isha një vit më parë nga Espanyoli. Tre vite më parë më telefonoi dhe më kërkoi ta ndihmoja te Shqipëria. Nuk e mendova dy herë”, u shpreh Zabaleta.
Duke folur për ecurinë e kuqezinjve në grup, argjentinasi nënvizoi rëndësinë e sfidës ndaj Serbisë, e cila do të luhet në terren neutral, për shkak të tensioneve të njohura mes dy vendeve.
“Jemi të dytët në grup, shtatë pikë pas Anglisë dhe një pikë para Serbisë. Ndeshja e radhës është ndaj tyre, jashtë fushe. Është sfidë që kërkon kujdes maksimal, sidomos duke kujtuar çfarë ndodhi në vitin 2014”, vazhdoi tutje.
Megjithatë, fokusi kryesor i stafit dhe skuadrës mbetet kualifikimi në Botëror një ëndërr që, sipas Zabaletës, do të kishte impakt të jashtëzakonshëm në vendin tonë.
“Nëse Shqipëria kualifikohet në Kupën e Botës, jam i bindur që do të na bëjnë një statujë në Tiranë. Do të ishte një ëndërr e bërë realitet për të gjithë shqiptarët”, tha ai mes buzëqeshjes.
Shqipëria renditet aktualisht e dyta në grup, me 7 pikë më pak se Anglia dhe 1 më shumë se Serbia. Ndeshja vendimtare me serbët pritet të jetë vendimtare për fatin e kuqezinjve në këtë fushatë./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...