Pas humbjes befasuese nga Qarabagu me rezultat 3-2 në Ligë të Kampionëve, Benfica vendosi të shkarkojë trajnerin, Bruno Lage.
Vendin e tij në krye të stafit teknik do ta marrë, trajneri i mirënjohur portugez, Jose Mourinho, shkruan Arbresh.info.
Lajmi u bë i ditur sot nga klubi portugez përmes një komunikate në rrjetin social Facebook.
Ai firmosi një kontratë që do të zgjasë deri në fund të sezonit 2026/27. Klubi njoftoi gjithashtu se pas përfundimit të sezonit 2025/26, dhjetë ditë pas ndeshjes së fundit, si Benfica ashtu edhe Mourinho do të kenë mundësinë të vendosin nëse duan të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për sezonin 2026/27.
Mourinho aventurën e fundit si trajner e pati tek Fenerbahçe, ku u shkarkua pas eliminimit në play-offin e Ligës së Kampionëve pikërisht nga Benfica.
Mourinho ka një histori të madhe si trajner: ka drejtuar klube si Chelsea, Manchester United, Real Madrid, Inter Milan, Tottenham, Roma e Porto./Arbresh.info
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...
Dyshohet për hedhje të gazit lotsjellës pranë Kuvendit të Ko...