Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe pozicionimin politik të presidentes Vjosa Osmani.
Tahiri ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për manipulim dhe përdorim politik të procesit parlamentar.
Sipas Edita Tahirit, procesi i konstituimit të Kuvendit është zhvilluar në mënyrë të paligjshme, dhe pas gjithë kësaj qëndron ndërhyrja politike e kryeministrit.
“Parlamenti nuk është i konstituar sepse nuk ekziston baza ligjore. Por duke luajtur me Listën Serbe dhe duke dalë ky kryeparlamentari i ri me deklarata se është konstituar, është vetëm një përpjekje për të justifikuar diçka që nuk është ligjore,” tha Tahiri.
Ajo shtoi se qëllimi i kësaj lëvizjeje është i qartë:
“Unë besoj që ishte manipulim i Kurtit. Ai e diktoi Bashën, sepse kemi hyrë në zgjedhjet lokale dhe karta më e fortë për të është ajo nacionaliste”, th ajo në tëvë1.
Në pjesën tjetër të intervistës, Edita Tahiri u ndal edhe te deklaratat e fundit të presidentes Vjosa Osmani, e cila pati komentuar deklarimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për “ngecje politike” në Kosovë.
Tahiri vlerëson se Osmani ka ndryshuar pozicionet e saj dhe aktualisht është në një aleancë të hapur me Albin Kurtin, për interesa personale politike.
“Kjo, njëherë u ngrit kundër Gjykatës Kushtetuese. Pastaj u bë një me Albin Kurtin. Tani po kërkon ndihmë prej tij,” u shpreh Tahiri.
Sipas saj, afrimi i Osmanit me Kurtin është i motivuar nga fundi i afërt i mandatit të saj presidencial.
“Meqenëse Osmani është duke iu afruar fundit të mandatit, është afruar me Kurtin dhe i ka kërkuar vota. Edhe ai ia ka premtuar. Tani presidentja është kthyer në një figurë që del hapur pro Kurtit,” përfundoi ajo.
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës
Aksident me vdekje në aksin Shkodër-Hani i Hotit