Poliklinika Stomatologjike e Prishtinës është rihapur sot pas një renovimi të plotë dhe pajisjes me inventar të ri.
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se kjo është e vetmja poliklinikë në Kryeqytet që ofron shërbime dytësore në stomatologji.
Në ceremoninë e rihapjes morën pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Me këtë rast, ata u njohën nga afër me ambientet e reja të poliklinikës dhe me shërbimet që do të ofrohen për qytetarët./Arbresh.info/

Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...