Juristi Paul Williams, amerikani i dytë i cili po dëshmon në Gjykatën Speciale, pro-Thaçit dhe të tjerëve, në vitin 2024 u nderua me Medalje Presidenciale të Meritave.
Këtë çmim, ai e pranoi nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
“Profesori Paul R.Williams mori Medaljen Presidenciale të Meritave të Kosovës për kontributet e tij si këshilltar ligjor i Kosovës gjatë Marrëveshjes së Paqes së Rambujesë”.
Williams aktualisht ka nisur dëshminë e tij para trupit gjykues, dhe që në fillim, ai ka treguar se nga kush u ftua të ishte pjesë e delegacionit kosovar gjatë negociatave në Rambuje.
Juristi tregoi se ishte Bujar Bukoshi ai i cili e kishte ftuar në emër të presidentit tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin