Nuk ka fitues në sfidën e çmendur mes Juventusit dhe Dortmundit, e cila përfundoi me rezultat 4-4. Një ndeshje që prodhoi gjithçka nga golat, deri tek përmbysjet e rezultatit nga të dyja skuadrat.
Pas një pjese të parë pa gola, sfida mori tjetër ritëm në pjesën e dytë ku edhe u shënuan gjithë golat, shkruan Arbresh.info.
Ishte Adeyemi që zhbllokoi rezultatin në minutën e 52-të.
Por vetëm dhjetë minuta më vonë Yildiz barazoi për Juven.
Verdhezinjtë reaguan shpejt me golin e Nmechas në minutën e 65-të, rikthyen rezultatin sërish në favor të tyre.
Megjithatë Vlahovic ktheu sërish baraspeshën pas dy minutash.
Dortmundi u rikthye përsëri në avantazh, kur Couto realizoi golin vendimtar në minutën e 74-të. Bensebaini në minutën e 86-të me një gol nga penalltia e çoi rezultatin në 2-4.
Një minutë më vonë, ylli kosovar, Edon Zhegrova. Deri në fund Juventusi shënoi edhe një herë me anë të Dusan Vlahovicit në minutën e katërt shtesë, i cili i hapi rrugën për rikthim Juventusit.
Serbi ishte protagonist edhe në barazimin e rezultatin në minutën e gjashtë të shtesës ku asistoi për Kellyn, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 4-4.
Dortmundi ndeshjen e ardhshme e luan ndaj Bilbaos në shtëpi, kurse Juventusi do të udhëtoj në Spanjë për t’u përballur me Villarealin./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...