Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar sot katër zyrtarë policorë me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “manipulim me prova”.
Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se zyrtarët policorë më 13 shtator 2025 nuk kanë proceduar me rast penal në një rast të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”, si dhe dyshohet se kanë fshehur si dhe kanë manipuluar me provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarve në këtë rast me vendim të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Si pjesë e procedurave administrative IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës – Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Jug edhe suspendimin për katër të dyshuarit të cilët kanë qenë me detyrë në Stacionin Policor në Mitrovicën e Jugut.
Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.
1 muaj paraburgim për djalin që dyshohet se goditi me sëpatë...
Tentohet të vidhet Posta Shqiptare në Shkodër
Guardiola: Haaland është sulmuesi më i mirë në botë
Tragjedi në kantonin e Argau, 18-vjeçari ngjitet mbi tren, v...
Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...