Kryeministri në detyrë njëherit edhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti ka vizituar sot fshatin Grizime të Kamenicës së bashku me kryetarin e kësaj komunë, Kadri Rahimaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se me Rahimaj vizituan dy fabrika, njëra e ujit me 12 punëtor dhe tjetra e kërpudhave me 30 të punësuar, transmeton Arbresh.info.
“Së pari, fabrikën më të re të ujit “Qua FIX”, e cila u hap këtë vit me një investim prej mbi 500 mijë eurosh. Me kapacitet prodhues prej 10 mijë litrash ujë në orë, kjo fabrikë tashmë punëson 12 persona”, ka shkruar Kurti.
“Më pas, pamë nga afër edhe fabrikën e kërpudhave “Champingnon”, ku punësohen 30 punëtorë, prej të cilëve 80% janë gra. Prodhimi ditor arrin rreth 1,000 kg, me synim rritjen në 1,800 kg. Ndërkohë, 99% e përpunimit të kërpudhave të malit eksportohet në Evropë dhe Amerikë”, tha Kurti.
Në fund, ai shtoi se investime të tilla, që mbështesin zhvillimin lokal, gjallërojnë jetën në fshat dhe forcojnë komunitetin, janë tejet të rëndësishme për ekonominë tonë.
Ky është i dyshuari për të shtënat me armë në darkën e Trump...
Masa të rrepta për testin e maturës, deri 20 mijë euro gjobë...
Momenti kur Trump dhe Zonja e Parë nxirren me nxitim nga dar...
Të shtëna armësh në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së...
Turizmi në rritje, mbi 1.2 milionë hyrje në Shqipëri gjatë m...
Parashikimi i motit për sot, rritje e lehtë e temperaturave