Edon Zhegrova mund të debutojë sonte me Juventusin, ftohet për ndeshjen me Dortmundin

15:55 | 16 Shtator 2025
D.H

Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen sonte me edicionin e ri, ku në fokus do të jetë ndeshja e Juventusit me Dortmundin, aty ku pritet të debutojë edhe ylli i kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Anësori dardan u transferua tek “Zonja e Vjetër” në ditën e fundit të merkatos, dhe deri më tani ka qenë jashtë skuadrës, për shkak të rikthej formën e tij ku nuk kishte luajtur për asnjë minutë që nga dhjetori i vitit të kaluar, shkruan Arbresh.info.

Gjatë ditës së sotme, Juventusi publikoi listën e lojtarëve të ftuar, dhe habiti përfshirja e Edonit, pasi ishte paraparë që të pushojë edhe këtë ndeshje, mirëpo duket se performancat e kosovarit nëpër stërvitje dhe kthimi i formës në nivel, ia ka mbushur syrin trajnerit kroat, Igor Tudor, i cili e ka ftuar për këtë sfidë.

Edhe pse vështirë të luaj nga fillimi, Edoni pritet të marrë disa minuta në këtë sfidë dhe të bëj debutimin e tij tek Juventusi.

Pritshmëritë janë të mëdha për yllin kosovar si nga Juventusi si nga gjithë tifozët.

Ndeshja e sotme mes Juventusit dhe Dortmundit luhet sonte nga ora 21:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme