Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, bëri raportimin përfundimtar para Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe para Këshillit të Atlantikut të Veriut, të dyja në formatin e KFOR-it, në selinë e NATO-s, në Bruksel.
KFOR tha se gjatë fjalimit të tij, Barduani ndau vlerësimin e tij mbi situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar “angazhimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të KFOR-it për stabilitet dhe në mbështetje të veprimeve diplomatike, me fokus të veçantë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”.
“Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike”, deklaroi komandanti i KFOR-it.
“Gjeneral Barduani theksoi gjithashtu – midis arritjeve të KFOR-it – forcimin e misionit, edhe përmes vendosjes së përkohshme të forcave rezervë dhe bashkëpunimin e thelluar me bashkësinë ndërkombëtare, organizatat e sigurisë së Kosovës dhe Forcat e Armatosura Serbe”.
Gjatë vizitës, KFOR njoftoi se Barduani u takua gjithashtu me Gjeneralin Seán Clancy, Kryetar i Komitetit Ushtarak të BE-së, me të cilin diskutoi bashkëpunimin e KFOR-it me operacionet EULEX dhe EUFOR Althea në Bosnje dhe Hercegovinë.
KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...