Ndeshja e shumëpritur mes Serbisë dhe Shqipërisë e cila ishte e paraparë të luhet në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitic”, ka ndryshuar lokacion. UEFA në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se kjo sfidë do të luhet në Leskovc në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”.
Pas kësaj ka reaguar Federata Shqiptare e Futbollit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
FSHF ka konfirmuar se ky vendim është marrë pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për të zhvendosur takimin nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd, ndërsa pala shqiptare ka dhënë dakordësinë e saj për këtë ndryshim.
“Federata e Futbollit njofton se ndeshja Serbi – Shqipëri, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet në stadiumin “Gradski Stadion Dubočica” në Leskovac, më 11 tetor në orën 20:45. Ky vendim është marrë nga UEFA pas kërkesës së Federatës Serbe të Futbollit për zhvendosjen e takimit nga stadiumi “Rajko Mitic” në Beograd dhe pas dakordësisë së Federatës Shqiptare të Futbollit”.
“Arsyet kryesore për ndryshimin e vendndodhjes lidhen me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit. Sipas FSHF-së, arsyeja kryesore e kësaj lëvizjeje lidhet me masat e sigurisë dhe nevojën për të garantuar zhvillimin e ndeshjes në një ambient të kontrolluar dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, përfshirë lojtarët, stafin dhe tifozët”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sfida mes Shqipërisë dhe Serbisë luhet me 11 tetor me fillim nga ora 20:45. Ky takim është vendimtar për pozitën e dytë në grup e cila të shpien në play-offin e kualifikimeve për Botëror./Arbresh.info
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...