Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me qytetarë të shumtë të Kamenicës i dhanë mbështetje kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës, profesorit Shaip Surdulli.
“Shaipi, një personalitet me integritet, përvojë e përkushtim të dëshmuar, është gati ta udhëheqë Kamenicën drejt zhvillimit. Krahas tij është edhe ekipi prej burrave e grave profesionistë për Kuvendin Komunal, të cilët do të jenë zëri i qytetarëve dhe garantuesit e një qeverisjeje transparente e vizionare”, tha ai.
Kryetari Abdixhiku theksoi se këto zgjedhje nuk janë të rëndësishme vetëm për Kamenicën, por për gjithë Kosovën.
“Sepse vota për Lidhjen Demokratike është votë që i jep fund populizmit e dështimit, që ndal gjuhën e urrejtjes dhe sjell zhvillim, dinjitet e një të ardhme evropiane,” tha ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...