Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e radhës me Slloveninë në stadiumin “Fadil Vokrri” me datë 10 tetor në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi sot se kanë filluar shitjen e biletave për këtë takim, i cili është i mjaft i rëndësishëm për rrjedhën e ‘Dardanëve’ në ciklin kualifikues, shkruan Arbresh.info.
Çmimet e biletave variojnë nga 10 euro deri në 100 për person.
Për sektorin veri dhe jug, FFK ka bërë të ditur se një biletë kushton 10 euro. Ndërsa në pjesën lindore çmimi është 20 euro.
Kurse në sektorin e perëndimit bileta është bërë 30 euro. Një biletë VIP për këtë ndeshje është 100 euro.
Ky është linku ku mund të pajiseni me biletë për ndeshje.
Kosova pas dy ndeshjeve të para në grup është e dyta me tre pikë, kurse Sllovenia është e fundit me një sosh./Arbresh.info
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...