Barcelona fitoi mbrëmë 6-0 ndaj Valencias në La Liga, në sfidën e luajtur në stadiumin “Johan Cruyff”, i cili ka vetëm 6000 vende.
Të gjithë janë duke pritur tashmë rikthimin në stadiumin “Spotify Camp Nou”, i cili për shkak të renovimit po ia pamundëson Barcelonës t’i luaj lojët vendas në tempullin e tyre mitik, shkruan Arbresh.info.
Por një rikthim do të ndodhë shumë shpejt, dhe tashmë numërimi mbrapsht ka filluar.
Gazetari spanjoll Jose Alvarez zbuloi në emisionin e famshëm “El Chiringuito” se rikthimi i Barcelonës në “Camp Nou” do të ndodhë më 28 shtator, në sfidën ndaj Real Sociedad.
Kjo do të thotë që edhe sfida e shumëpritur në Champions League ndaj PSG-së do të luhet në “Spotify Camp Nou”.
Barcelona sfidën e fundit në stadiumin e vogël “Johan Cruyff” do ta luaj ndaj Getafes dhe më pas do rikthehet në “Spotify Camp Nou”./Arbresh.info
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...
Humbje e hidhur e Romës, bie nga top katërshja
Parashikimi i motit për nesër