Athletic Bilbao do të rikthehet të luaj në Ligën e Kampionëve pas një 11 sezoneve kur për herë të fundit luajtën në edicionin 2014/15 në këtë event.
Nesër kjo skuadër do të luaj ndeshjen e parë që nga ajo kohë, dhe do të përballet me një prej skuadrave më të forta këtë edicion, Arsenalin, shkruan Arbresh.info.
Para ndeshjes në konferencë për media lidhur me këtë sfidë ka folur edhe trajneri i Bilbaos, Ernesto Valverde.
Sipas trajnerit bask, Arsenali është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion.
“Ata janë një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve falë aftësisë së tyre teknike dhe taktike, si dhe shpirtit fitues që Arteta u ka ngulitur atyre. Është fillimi i Ligës së Kampionëve dhe ne po luajmë kundër një kundërshtari të nivelit të lartë, të llojit që i pëlqen Bilbaos, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të shfrytëzojmë mundësitë. Arsenali nuk do të na falë”, tha Valverde.
Njëherit kjo do të jetë ndeshja hapëse e këtij edicioni të ri e cila luhet të martën me fillim nga ora 18:45.
Kujtojmë se Arsenali edicionin e fundit u mposht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Parisi, të cilët në fund edhe u shpallën kampion duke e mposhtur Interin./Arbresh.info
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...
Betohet edhe kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq
Atletico Madrid synon një mesfushor të Atalantës