Deputetja e Partsë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu Shoshi, ka reaguar pas dëshmisë së James Rubin në Gjykatën Speciale në Hagë, duke e cilësuar atë si një vulosje para botës se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, çlirimtare dhe themel i shtetit të Kosovës.
Në një postim në Facebook, deputetja e PDK-së tha se asnjë gjykatë nuk mund ta rrëzojë të vërtetën e lirisë sonë.
“James Rubin me dëshminë e tij në Hagë po vulos para botës se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe themel i shtetit të Kosovës. Kjo është historia jonë, gjaku i dëshmorëve tanë, e ardhmja e fëmijëve tanë! Asnjë gjykatë nuk mund ta rrëzojë të vërtetën e lirisë sonë!”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...