EuroBasket 2025 përfundoi sonte me ndeshjen e çmendur finale mes Gjermanisë dhe Turqisë, ku triumfuan ‘Pancerat’ me rezultat të ngushtë 88-83.
Pas mbylljes së ndeshjes FIBA ka ndarë çmimin e më të mirit të turnirit, ku i ka takuar yllit gjerman, Dennis Schroder, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë është zbuluar edhe top pesëshja më e mirë e këtij eventi.
Dy basketbollistët gjerman Dennis Schroder i cili u shpall MVP, dhe Franz Wagner së bashku me yllin e Sllovenisë, Luka Doncic, po ashtu basketbollistin më të mirë të Greqisë, Giannis Antetokounmpo dhe senzacionin e Turqisë, Alperen Sengun përbëjnë top pesëshen e EuroBasket 2025.
Kjo është hera e dytë në histori që Gjermania shpallet kampione e Evropës, derisa aktualisht bart edhe titullin e Kupës së Botës./Arbresh.info
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...