Malisheva ka arritur të shënoj fitoren e parë në Superligën e Kosovës këtë edicion, duke mposhtur Gjilanin në udhëtim me rezultat 3-1, kuadër të xhiros së katërt.
Mysafirët e nisën mirë takimin duke shënuar përmes Mevlan Zekës në minutën e shtatë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo nuk vonoi shumë dhe Gjilani barazoi me Edi Basan pas vetëm pesë minutash.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, derisa në etapën e dytë, Malisheva tregoi tjetër fytyrë, duke shënuar edhe dy herë tjera.
Fillimisht Samuel Opeh realizoi për 1-2 në minutën e 73-të pas një tollovie në zonë.
Kurse vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i cili vulosi ndeshjen, realizator ishte Altin Aliu.
Deri në fund gola tjerë nuk pati dhe Malisheva arkëtoi tri pikë të plota, ku tashmë ka gjithsej katër sosh dhe ndodhet në pozitën e dytë. Ndërsa Gjilani është një vend më lart me po aq pikë.
Sfidën e radhës Gjilani e luan në udhëtim tek Ferizaj, teksa Malisheva e pret në shtëpi Prishtinën./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...