Një ministre e re në Shqipëri e ngarkuar me detyrën e trajtimit të prokurimit publik do të jetë e paprekshme nga ryshfetet, kërcënimet ose përpjekjet për të fituar favore.
Kështu shkruan “Reuters” për Diellan e kabinetit qeveritar të Edi Ramës, e cila në fakt është një robot i gjeneruar nga inteligjenca artificiale, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri Edi Rama, i cili është gati të fillojë mandatin e tij të katërt, tha të enjten se Diella, që do të thotë “diell” në shqip, do të menaxhojë dhe japë të gjitha tenderët publikë në të cilët qeveria kontrakton kompani private për projekte të ndryshme.
“Diella është anëtarja e parë e kabinetit që nuk është fizikisht e pranishme, por është krijuar virtualisht nga Inteligjenca Artificiale”, tha Rama gjatë një fjalimi ku prezantoi kabinetin e tij të ri. Ajo do të ndihmojë që Shqipëria të bëhet “një vend ku tenderët publikë janë 100% të lirë nga korrupsioni”.
“Reuters” shkruan tutje se dhënia e kontratave të tilla ka qenë prej kohësh një burim skandalesh korrupsioni në Shqipëri, një vend ballkanik që ekspertët thonë se është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë paratë e tyre nga trafikimi i drogës dhe armëve në të gjithë botën, dhe ku korrupsioni ka arritur në korridoret e pushtetit.
“Ky imazh e ka komplikuar pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, të cilin Rama dëshiron ta arrijë deri në vitin 2030, por që analistët politikë e thonë se është ambicioz”, shkruan tutje “Reuters”.
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...