Igli Hasani ka reaguar pas propozimit të emrave të kabinetit të ri qeveritar nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku Hasani nuk do të jetë më në krye të Ministrisë së Jashtme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hasani shkruan se ai e ka kryer detyrën në krye të diplomacisë shqiptare me integritet dhe se “diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”.
“Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Për dy vitet e fundit, pata këtë privilegj, duke u përpjekur çdo ditë ta shoh punën me sytë e kolegëve dhe të mbështes, me përulësi, shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë dhe interesave të saj në botë.
E kam kryer këtë detyrë me bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”, shkruan Hasani ndërsa falënderon kryeministrin Rama “për besimin e dhënë”.
Më tej ai uron Elisa Spiropalin e cila do të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme, ndërsa thekson se është “mirënjohës për kolegët dhe partnerët, brenda dhe jashtë vendit, që ndanë këtë rrugëtim”.
Më herët, në mbledhjen e Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama propozoi Elisa Spiropalin si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme, e cila nga korriku 2024 ka mbajtur postin e kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë gjatë Legjislaturës X.
Prej janarit 2019 deri në korrik 2024, Spiropali ka shërbyer si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke u riemëruar në mandatin e tretë qeverisës të Partisë Socialiste, në shtator 2021.
Para emërimit në detyrë si ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin, Spiropali ka mbajtur funksionin e nënkryetares së Grupit Parlamentar Socialist dhe të nënkryetares së Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, prej vitit 2017 deri në vitin 2019./rtsh.al/
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...