Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë ndaj nëntë personave të dyshuar për veprën penale ‘Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike’.
Në njoftim thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe të pandehurve K. A., E.S., Y.S, H.T., V.H., F. F., M. H., S.V.H., M.Xh. dhe Y.S., iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, për secilin veç e veç, përcjell Arbresh.info.
Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate në këtë fazë të procedurës, dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.
“Gjykata, po ashtu vlerësoj se nëse të pandehurit K. A., E.S., Y.S, H.T., V.H., F. F., M. H., S.V.H., M.Xh. dhe Y.S., lihen në liri, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë ose mund të arratisen me qëllim të ikjes nga përgjegjësia penale, marrë parasysh peshën e veprave penale, e kjo duke marrë për bazë shtetësinë e shumicës së të pandehurve, që rezultojnë të jenë nga Republika e Shqipërisë, gjë që e bënë lehtësisht të mundur arratisjen e tyre dhe në rastin konkret të bëhet e pamundur prezenca e tyre në këtë procedurë, me çka do të vështirësohej edhe rrjedha me sukses e kësaj procedure penale”, thuhet në njoftim.
“Egziston dyshimi i bazuar se të pandehurit e lartpërmendur në bashkëkryerje dhe me dashje pa autorizim kanë prodhuar, kultivuar, përpunuar, nxjerrë ose kanë përgatitur substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik ose substanca psikotrope, në atë mënyrë që gjatë kontrollit janë gjetur sasi e konsiderueshme e substancave dhe bimëve narkotike, armë, municion dhe vegla të tjera që janë në kundërshtim me ligjin për armë. Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...