Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka kujtuar viktimat e 11 shtatorit të 2001 në ShBA duke thënë se ky sulm terrorist është plagë dhe kujtesë e dhimbjes së pamatshme, por edhe dëshmi e forcës së bashkuar të botës demokratike.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë,
“Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, nderojmë kujtimin e mbi 3 mijë jetëve të pafajshme të humbura dhe dhimbjen e familjeve të tyre. Ato orë të errëta e ndryshuan përgjithmonë historinë, por nuk arritën ta thyejnë shpirtin e lirisë. Nga hiri i tragjedisë lindi një solidaritet i pathyeshëm, një vendosmëri nga e cila terrori kurrë nuk do të triumfojë mbi lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Në këtë ditë që na rikujton brishtësinë e paqes, Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë”, ka shkruar Osmani./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...