Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se vajzat e saj kanë pasur mbrojtje të afërt nga njësitë e sigurisë që prej pesë vitesh dhe kjo masë do të vazhdojë për shkak të rreziqeve të vazhdueshme.
“Vajzat e mia kanë pasur mbrojtje të afërt tash e pesë vite dhe do të vazhdojnë ta kenë. Kërcënimet ndaj meje dhe familjes sime janë rritur edhe më shumë që nga dita e djeshme,” u shpreh Osmani në një konferencë për media.
Presidentja kërkoi mirëkuptim dhe theksoi se masat e sigurisë janë të domosdoshme për shkak të natyrës së detyrës dhe rrezikut që e shoqëron atë./Arbresh.info
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...
Haradinaj kujton viktimat e Masakrës së Belegut: Shteti që e...
Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK
Hajnat vjedhin stoli ari në një banesë në Prishtinë