Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka folur për kërcënimet e vazhdueshme që ajo dhe familja e saj merr.
Në një konferencë për media, Osmani u shpreh se nga këto kërcënime nuk kanë shpëtuar as dy vajzat e saj, për të cilat për to siç thotë Osmani ekzistojnë rrezikshmëria e lartë, shkruan Arbresh.info.
E para e shtetit theksoi se kërcënimet vijnë kryesisht nga Serbia, teksa kritikoi organet e drejtësisë për neglizhencën që po tregojnë duke mos u marrur me asnjë nga rastet që ajo ka denoncuar.
“Dje janë publikuar një sërë shpifjesh. Dy fëmijët e mijë të vegjël nuk kanë dëshirë të përcillen nga mbrojtja e afërt. Vajzat e mija e urrejnë atë përcjellje, ua pengojnë fëmijërinë normale, qeshjen normale. Ato duan të luajnë të mësojnë. Mirëpo protokollet e sigurisë as nuk i kam shpikur unë as nuk i kam bërë unë. Vajzat e mija janë në rrezikshmëri të lartë. Ka një kërcënim që ka ardh nga serbët ku është postuar fotografia e ime dhe e vajzave të mija ku na kanë thënë që do të vdisni së shpejti”, ka thënë Osmani.
“Çdo politikan tjetër kur kërcënohet i shohim shumë shpejt të akuzuarit para gjykatës. Marrim kërcënime dhe është mirë që institucionet të veprojnë shumë shpejtë. Është hera e vetme që një presidente ka dhjetra kërcënime me jetë dhe deri më tani asnjë person nuk është arrestuar dhe të dal para drejtësisë”, u shpreh Osmani.
“Nuk ka prind që do të donte t’i izolonte nga loja, ne detyrohemi ta bëjmë një gjë të tillë sepse ka dhjetëra kërcënime me jetë. Ka një kërcënim që ka ardhur nga serbët ku është postuar fotografia ime dhe e vajza të mia, ku thuhet “do të vdisni së shpejti”. Publikohen fotot e snajperit të drejtuar nga vetura ime, përkundër dhjetëra kërcënimeve me jetë, është hera e vetme në historinë e institucioneve që drejtësia nuk ka ndërmarrë asnjë masë, zero. Duhet të pyesni në favor të kujt shkon që një president i shtetit kushdo qoftë, mos ta ketë trajtimin e barabartë në sistemin e drejtësisë”, ka thënë Osmani.
Ndër të tjera, Osmani ka hedhur poshtë edhe raportimet se mbrojtja e afër e Presidentes qëndron në klasë me vajzat e saj gjatë orëve mësimore.
Kjo konferencë vjen pas publikimit në media të një storje në lidhje me shkollimin dhe mbrojtjen e afërt të vajzave të Osmanit, nga ku edhe është arrestuar një gazetar./Arbresh.info.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...