Është shënuar edhe në Kosovë 24-vjetori i sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti bënë homazhe tek pllaka përkujtimore në Prishtinë, në kujtim të 3 mijë viktimave nga ky sulm terrorist.
Pas homazheve, Presidentja Osmani tha se Kosova me krenari ka qëndruar dhe qëndron me SHBA-në për të luftuar terrorizmin.
“Në atë ditë bota u nda në dysh. Në ata që thellësisht besojnë në vlerat e lirisë, vlerat e humanizmit dhe qëndrojnë bashkërisht në mbrojtje të këtyre vlerave dhe në luftim të terrorizmit. Dhe pjesa tjetër ishin ata që besojnë në terriziëm dhe shfrytëzojnë dashakeqesinë e terrorizmit për të shkaktuar dhimbje tek të tjerët. Kosova me krenari ka qëndruar dhe qëndron me SHBA-në, jo vetëm në kujtim dhe nderim të viktimave por për ta luftuar në mënyrë efetive të pa pandalur terrorizmin kudo që ndodhë ai. Jemi krenarë që jemi partnerë të palëkundur të SHBA-ve”, tha Osmani.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha kujtoi se në mesin e viktimave kanë qenë edhe tre shqiptar
“Populli ynë shqiptar gjendet krah popullit amerikan dhe jemi shumë mirënjohës dhe solidarizohemi me ta në këtë ditë të vështirë, ku 24 vjet më heret rreth 3 mijë viktima që pësuan me humbje jete, ndër ta kanë qenë edhe 3 shqiptarë. Ne qëndrojmë krahas vlerave të përbashkëta që i ndajmë me popullin amerikan për lirinë dhe demokraci dhe çfarëdo terrori që i kundërshton këto vlera”, tha Basha.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se sulmi terrorsit i 11 shtatorit njëkohësisht paralajmëroi rreziqet e mëdha që na presin në këtë shekull.
“I dedikohet viktimave të sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës kur 19 terroristë të Al Kaides me 4 avionë vranë 2977 amerikanë në mesin e të cilëve, tre shqipatrë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Cama, ata të cilët janë gjithashtu viktima të këtij sulmi mizor terrorist , i cili i ndryshoj edhe marrëdhëniet ndërkombëtare, por njëkohësisht edhe paralajmëroi rreziqet e mëdha që na presin në këtë shekull. Sot nuk janë vetëm aktorët parashtetërorë, por edhe shtete të cilat ushtrojnë terrorizëm Ne kemi pasur rastin në Kosovë ku struktuarat e caktuara ilegale të udhëhequra nga Beogradi zyrtar kanë zhvilluar aksione terroriste në vendin tonë”, tha Kurti.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...