Portali “Paparaci” e ka publikuar materialin e xhiruar të mërkurën në afërsi të shkollës prívate ku ndjekin mësimet dy vajzat e Presidentes Osmani.
Në pamjet e transmetuara nuk shihet asnjë fëmijë, dhe as vajzat e Presidentes. Aty ka vetëm xhirime të dy veturave të Mbrojtjes së Afërt të Presidentes Osmani, njëra prej tyre e blinduar.
Xhirimi nga kameramani Jetmir Muji është bërë nga rruga, në vend publik. Këtë e ka konfirmuar edhe prokurori i rastit që dha urdhërin për lirimin e Mujit, Rrahim Podvorica.
“Mua, kur më kanë njoftuar ma kanë shpjeguar gjendjen. Më kanë thënë që këtu nuk ka vepër penale, sepse e ka bërë incizimin në vend publik. Në këto rrethana unë iu kam thënë që ta lirojnë personin në fjalë. Për momentin nuk ka pasur elemente që të hapet rast. Në ato rrethana nuk ka pasur elemente të veprës penale”- ka thënë Podvorica për KALLXO.com
AGK-ja e dënon mbajtjen e paligjshme për disa orë të Mujit nga Policia e Kosovës, dhe do të kërkojë hetime nga Inspektorati Policor i Kosovës.
AGK-ja gjithashtu dënon fuqishëm sulmet e Presidentes Osmani, dhe Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu ndaj mediave, pas raportimit të rastit.
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...
Hamza takon ambasadorin Blaj, kërkon mbështetjen e Sllovenis...
Reagojnë familjarët e Labit pas vdekjes së gjyshit të tij
AKB për pagën minimale: Vendim pa dialog, bizneset drejt inf...
Rizvanolli: Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten ...