Ish-presidentët amerikanë, Joe Biden, dhe Barack Obama, kanë reaguar pas vrasjes së aktivistit konservator, Charlie Kirk, i cili u qëllua gjatë një ngjarje në kampusin universitar në Utah.
Biden tha se një dhunë e tillë nuk ka vend në SHBA dhe duhet të marrë fund.
“Nuk ka vend në vendin tonë për një dhunë të tillë. Ajo duhet të marrë fund tani. Jill dhe unë po lutemi për familjen e Charlie Kirk dhe të dashurit e tij” shkroi ai në “X”.

Edhe ish-presidenti Obama dënoi ngjarjen, duke theksuar se dhuna e tillë nuk i shërben demokracisë.
“Ende nuk e dimë se çfarë e motivoi personin që qëlloi dhe vrau Charlie Kirk, por një dhunë kaq e neveritshme nuk ka vend në demokracinë tonë. Michelle dhe unë do të lutemi sonte për familjen e Charlie-t, veçanërisht për bashkëshorten e tij Erika dhe dy fëmijët e tyre të vegjël” u shpreh Obama.
Të dy liderët u shprehën se qëndrojnë pranë familjes së Kirk-ut, duke dërguar lutjet dhe ngushëllimet e tyre.

Kushtetuesja: Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar i Kuvendit nuk ...
AIP thirrje për insitucionet edukativo- arsimore – Ku...
Manipulimet në Malishevë: Mbi 17 mijë vota u keqpërdorën
Aeroporti i Prishtinës me rekord të ri, mbi 4.6 milionë udhë...
Aksioni për manipulim zgjedhor në Malishevë: 68 persona të i...
Skandal zgjedhor në Malishevë/ Mbi 17 mijë vota të manipulua...