Policia ka njoftuar në fshatin Berivojcë të Kamenicës, është ndaluar një veturë me targa vendore.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të veturës, është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës.
“Zyrtarë policorë të të SPMK–Muqivercë në bashkëpunim me njësitet e SP–Kamenicë, rreth orës 17:00, pas një organizimi taktik, kanë arritur të parandalojnë një tentativë për kontrabandë. Në fshatin Berivojcë- Kamenicë, është ndaluar një veturë me targa vendore, me drejtues një mashkull kosovar”, njofton policia.
“Gjatë kontrollit të automjetit, në të është zbuluar një sasi e konsiderueshme materialesh medicinale dhe dentare, për të cilat i dyshuari nuk posedonte dokumentacion përkatës. Është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallit në Doganën e Dheut të Bardhë”, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...