Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nënshkruar bashkëpunim me qendrën “Prishtina Mall”, e cila në qendër ka planin për zvogëlimin e kolonave.
Sipas marrëveshjes, qytetarët mund të parkojnë veturat falas në Prishtina Mall, të marrin bileta falas për autobusët urban, dhe të nisen drejt qendrës së qytetit, shkruan Arbresh.info.
“Park & Ride po bëhet realitet në Prishtinë! Kryeqyteti dhe Prishtina Mall kanë nënshkruar bashkëpunimin për ta kthyer parkingun e Prishtina Mall pjesë të sistemit Park & Ride! Çfarë do të thotë kjo për qytetarët? * Parkoni veturën tuaj falas në Prishtina Mall🅿️ * Merrni biletë falas për autobusët urban 🎟️ * Udhëtoni lehtë e shpejtë drejt qendrës së Prishtinës 🚌”, ka shkruar Rama./Arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...