Kryetari aktual i Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një mandat, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për hapjen e fushatës zgjedhore “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, të shtunën, në ora 20:00 në “Hajdini Palace”, Komoran.
Për numrin 101, Lladrovci ka theksuar se “është numër që po merr përkrahjen pa dallim të qytetarëve krenarë, dinjitoz e me integritet të komunës së Drenasit”.
“Numri 101 ofron vazhdimin e qeverisjes së mirë, transparente e llogaridhënëse, qeverisje me qytetarin, qeverisje me duar të pastra dhe zbatim të ligjit. Është numër që bashkon atdhetarët e të gjitha gjeneratave, nga familjar të dëshmorëve e martirëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, veprimtarë, themelues e aktivistë të partisë shtetformuese e shtetndërtuese. Është numër që po merr përkrahjen pa dallim të qytetarëve krenarë, dinjitoz e me integritet të komunës së Drenasit.”, shkruan Lladrovci./Arbresh.info
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...