Anglia mbrëmë mposhti Serbinë me rezultat 5-0 në ndeshjen e luajtur në Beograd në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Rezultati u la anash në shumë raste, kur huliganët serb u dëgjuan duke thirrur kundër Kosovës, e duke shfaqur banderola kundrejt nesh, shkruan Arbresh.info.
Në rrjet po qarkullojnë fotografi dhe shkrime se të pranishëm në stadium që po u prinin këtyre thirrjeve ishin edhe pesë pjesëtarë të bandës së kryterroristit Milan Radojçiq.
Dyshohen se pesë nga ta janë Danilo Iliq, Danijel Xhukiq, Marjan Radojeviq, Stefan Radojkoviq, Stefan Jovanoviq, të cilët edhe ishin pjesëmarrës në sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023, ku mbet i vrarë polici, rreshteri Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës.
Një llogari në rrjetin social “X” ka publikuar fotografitë e kriminelëve të dyshuar për rastin e Banjskës.
Llogaria “Usrana Motka” shkruan se grupi i Radoiçiqit erdhi me urdhrin e Zhvallegës dhe se ishin të gatshëm të terrorizonin të pranishmit në stadiumin e Beogradit.
Kjo llogari shkruan se disa prej grupit kanë ardhur nga Zveçani dhe Mitrovica e Veriut.
Gjatë ndeshjes pati edhe një përleshje, në të cilën dyshohet se janë të përfshirë grupi i Radoiçiqit.
Ekipa Milana Radoičića došli po nalogu Žvalege na stadion. Huljine sluge sa KiM su lakmus papir apsolutnih idiota, služe onog koji ih je izdao i prodao i još su spremni da čine zločine protiv naroda na njegov mig. Budućnost će proučavati taj mentalni fenomen, uveren sam u to pic.twitter.com/9wfHfOF05a
— Usrana Motka (@usrana_motka) September 10, 2025

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës...
“18 vjet, dreq”, përplasje, ofendime e xhelozi mes Benitës d...
Flick: Barcelona ka shumë punë, pavarësisht epërsisë
Hamza për Qeverinë e re: Pres bashkëpunim me LDK, AAK dhe pa...
Vuçiq paralajmëron vizitë zyrtare në Kinë
Policia për ushtrimin me ambasadën amerikane: U angazhuan rr...